“Thika, protesta, propagandë”, kjo ishte tema e kësaj te enjteje e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio Migen Qiraxhi i “Qendresës Qytetare” i cili ishte pjesë e marshimit të organizuar ditën e sotme pas vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë nga një bashkëmoshatar.
Qiraxhi tha se marshimi i sotëm ishte fitore ku prindër, fëmijë dhe qytetarë e dhanë mesazhin e tyre dhe do të vijojnë ta japin në vazhdimësi.
Sipas tij shumë qytetarë nuk u bën pjesë e protestës pasi ndihen ende të frikësuar nga politika me vendet e punës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Të kënaqur nga pjesëmarrja në protestë dhe ndërgjegjësimi qytetar lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë?
Qiraxhi: Angazhimi është proces, absolutisht që jemi të kënaqur. Sëbashku me komunitetin e prindërve bëmë një thirrje. E gjithë atmosfera e sotme, ku qytetarët patën mundësi të thyuejnë heshtjen dhe dolën para institucioneve. Ka nevojë për një proces, pasi ëhstë një betejë që ne duhet ta fitojmë. Ne jemi të gjithë prindër, kemi fëmijë, e kemi me ngut për t’i pasur të suigurt dhe duhet t’i bëjmë presion politikbërësve. Një nga mënyrat është dhe presioni qytetar. Unë mendoj që edhe për shkak të orarit, kur shumica e prindërve vrapojnë për tu siguruar bukën fëmijëve, edhe pavarësisht presionit, duhet thënë që jemi në një atmosfererë reagimi nën presion.
Borakaj: Ka dhe një vetcensurë të pajustifikuar?
Qiraxhi: Censura nuk është e vetëcensuruar. Ka prindër që kanë frikë se fëmijët do të keqtrajtohen, ka prindër që kanë frikë nga presioni i vendit të punës dhe sakrifikojnë dhe fëmijët e tyre. Ne jemi në hapa shumë të mirë që qytetarët të solidarizohen për të marrë një fitore më të amdhe, për të çuar më shumë para te arsimi, për të patur më shumë psikologë. 54% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie. Buxheti i shtetit të rritet me 54% për arsimin. Paratë duhet të shkojnë në shkolla, mësuesit. Sot kemi nevojë të fitojmë betejën si e vetmja mundësi për fëmijët tanë. Unë mendoj që komuniteti i prindërve ka bërë një nga nisjet më të mira për ta vazhduar. Kemi nevojë të fitojmë beteja për fëmijët tanë.





