Subscribe

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana deklaroi këtë të enjte se 75.067 anëtarë të Partisë Demokratike kanë të drejtë për të votuar për kryetarin e ri.

 

Në një deklaratë për mediat, ai specifikoi se lista e anëtarësisë është e kyçur dhe mbrohet sepse ka të dhëna sensitive. Në këtë mënyrë, ai dha përgjigje për kërkesën e kandidatëve për kryetar që të disponojnë listën e anëtarësisë.

 

“Lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë. Lista është e kyçur dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD. Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që aksush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive perosnale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë provesin të besueshëm dhe transparent.”

 

Jemin Gjana shtoi se kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e votimit në të gjithë vendin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *