Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë kontrollit, digjen...

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6 persona

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald Trump për...

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit, tensionet me...

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin...

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata lë në...

Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i PD i...

Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti zbulon strategjinë iraniane në luftë

5 Mars 22:58

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj ka analizuar luftën në Lindjen e Mesme. I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, Goxhaj tha se kjo është një luftë e nisur vite më parë mes BRICS dhe NATO të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, qëllimi i Irani nuk është të fitojë luftën, por ta zgjasë atë për t’i dhënë hapësirë vendeve të BRICS.

I pyetur se përse Irani po sulmon vendet e Gjirit, ai tha se kjo bëhet për të krijuar inflacion të dollarit, gjë që mund të sjellë rënie të qeverisë në SHBA.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Mendon se jemi drejt një rendi të ri botëror?

Goxhaj: Ajo që po ndodh është një përplasje konceptesh. Në një krah janë Rusia, Kina dhe Irani, dhe në krahun tjetër SHBA dhe vendet e tjera. SHBA sot është fuqia e vetme detare. Pra kush do të mbizotërojë, kjo është përplasja e koncepteve. NATO është Amerika dhe pjesa tjetër është BRICS. Përplasja ka nisur ekonomike dhe është e pashmangshme të bëhet edhe ushtarake. Nisi fillimisht si përplasje ushtarake në Ukrainë, me qëllim që të shiheshin lidhjet që palët kishin. Irani është baza kryesore, jo Rusia.

Borakaj: Sa është dobësuar Irani nga kjo përplasje?

Goxhaj: Nuk është dobësuar. Numri i viktimave është shumë herë më i madh. Në janar u bënë protesta në Iran dhe Perëndimi tha se u vranë 30 mijë veta. Imagjinoni sa janë vrarë nga raketat. Çështja e dobësimit hyn tek strategjia. SHBA e nisi me idenë të jepte rezultate strategjike që të binte qeveria, por kjo nuk u arrit. Irani godet në nivel taktik, duke goditur 8 radarë, që janë kryesorët e SHBA. Njëri ishte radar me rreze 5 mijë km. Ky radar mbulonte edhe raketat që Rusia lëshonte në Ukrainë. Goditja është në nivel strategjik për të ndihmuar Rusinë. Sot nuk mund të detektohen raketat. E kuptoni nivelin strategjik. Irani e ka pasur këtë nivel strategjik. Irani nuk ka plan fitoren e luftës. Irani sheh se sa më shumë zgjat lufta dhe qeveria nuk bie, ai është i fituar.

Borakaj: Po strategjia për të goditur vendet e tjera arabe?

Goxhaj: Pjesë e strategjisë.

Borakaj: Çfarë fiton?

Goxhaj: Vendet arabe kanë ndërprerë prodhimin e naftës dhe gazit. Pra dollari amerikan është i bazuar në naftë dhe kur dollari mbetet në banka krijon inflacion, dhe kjo sjell rënie të qeverisë. Pra kjo është lufta që po bëhet. Baza e vendeve të Gjirit është dollari dhe gjithë dollarët që marrin vendet e Gjirit i çojnë në bursën amerikane.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
goxhaj Iran lufte Quo Vadis SHBA Strategji Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë në pikëpyetje armëpushimin

më shumë...

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë kontrollit, digjen 330 hektarë, evakuohen banorët

më shumë...

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6 persona

më shumë...

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald Trump për ditëlindje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

3:00

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën...

2:53

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata...

2:40

Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i...

2:37

Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit...

2:08

Diaspora “nderon” Vetëvendosjen, partia e Kurtit shkon...

1:43

Shpërndante heroinë, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin, çfarë...

12:09

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për...

12:06

Mjekët: Kujdesuni për lëkurën! Ekspozimi i nishaneve...

12:01

Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa...

11:57

“Protesta ka frymë fashiste”, Rama: Turizmi po...

11:53

Nevojat për gjak mbeten të larta, ndikon...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra” kis...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.