Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta,...

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës,...

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën...

Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të...

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet...

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori...

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje SHBA-Iran e...

Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres italiane,...

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

Ukraina akuzon Rusinë për krime lufte pas sulmit me...

Pse është më mirë “ta stakosh” trurin në muajin gusht dhe të ikësh me pushime

7 Korrik 20:09

Në fakt, në ketë kohë, shumica prej nesh largohen me pushime, kështu që njerezit vendosin të “stakojnë mendjen”. Sigurisht të udhetosh në këtë periudhë të vitit ka argumenta pro dhe kundër, por aspektet pozitive mbizotërojnë nga pikëpamja mendore dhe shëndetësore. Le të zbulojmë  pra, se pse është mirë të udhetosh për pushime në verë gjatë muajit gusht dhe cilat janë përfitimet e pushimeve verore.

 

Në verë, që të pushoni gjatë gushtit apo edhe në muajt e tjerë, është e rëndësishme që të “të stakoni mendjen” nga angazhimet tuaja. Për shumë njerëz, periudha e verës është e vetmja në të cilën është e mundur të shijohet një pushim në det ose në mal. Janë të ndryshme përfitimet kur shkojmë me pushime për trupin dhe mendjen. Nga pikëpamja fizike, të shkuarit me pushime, qoftë në det ose në mal, është shumë e dobishme. Një ndër to është se mund të thithni ajër të pastër dhe të rigjeneroheni. Edhe ecja në kontakt me natyrën mund të jetë pozitive për shëndetin tuaj.

 

Megjithatë, efektet më të dobishme janë nga pikëpamja mendore. Gjatë vitit njerëzit rrëmbehen nga rutina e punës dhe aktivitetet e përditshme, stresi, shkolla, aktivitetet e fëmijëve dhe kështu me radhë. Të pushosh për disa ditë është një mundësi për të çliruar plotësisht mendjen tuaj nga shqetësimet e përditshme, të vendosesh në pauzë jetën e trazuar për një moment. Pasi të ktheheni në qytet, në rutinën e zakonshme, do të ndiheni shumë më mirë.

 

Nga pikëpamja psikologjike, edhe thjesht ideja se do te shkoni me pushime mund të jetë rigjeneruese: përbën një synim për t’u arritur dhe që ju lejon ta përballoni më mirë punën, duke pasur parasysh një pushim të vogël të merituar.

 

Një përfitim tjetër në lidhje me pushimet verore është sigurisht edhe fakti i të jetuarit të një situate të ndryshme nga ajo normalja. Periudha e pushimeve mbetet në kujtimet e të gjithëve dhe bëhet pjesë e pasurisë së përvojave të jetës. Kjo varet nga vizitimi i vendeve të reja, takimi me njerëz të rinj. Me pak fjalë, sigurisht të udhëtosh është shumë e rëndësishme për çdo njeri.

 

Pse është e bukur të udhëtoni në gusht: të gjitha aspektet pozitive

 

Pushimi gjatë verës është e rëndësishme dhe gjë e mirë, duke pasur parasysh edhe përfitimet që marrim. Por pse është mirë të pushoni në gusht? Sigurisht ka aspekte negative, të tilla si kostoja e pushimeve. Duke qenë se është piku i sezonit, shifrat janë shumë më të larta. Për më tepër, ekziston rreziku i gjetjes së kaosit në plazhe dhe jo vetëm. Por shumë njerëz mund të shkojnë me pushime vetëm dhe duhet të dimë se ka edhe aspekte pozitive.

 

Para së gjithash, pushimet gjatë muajit gusht janë pozitive sepse qytetet janë bosh dhe ekziston rreziku i mërzitjes. Në vend të kësaj, në vende me bregdet dhe male, të dedikuara për turizëm, ka shumë njerëz me të cilët mund të shoqëroheni. Duke qenë periudha më e kërkuar për pushime, është e mundur që të ketë disa evente në zonat turistike, ku mund të merrni pjesë. Në periudha të tjera të verës, mund të ketë më pak gjëra për të bërë, sidomos në mbrëmje. Një tjetër aspekt i pushimeve në gusht është që të rimbusheni me “bateri” para shtatorit,  muaji në të cilin aktivitetet e punës kthehen me kapacitet të plotë dhe fëmijët kthehen në shkollë. Në këtë mënyrë, edhe për fëmijët, kujtesa e pushimeve do të jetë ende gjallë dhe mendja e tyre do të jetë e gatshme të përballet me vitin e ri shkollor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që në verë të përpiqeni të qëndroni larg nga problemet dhe stresi. Këshilla është që të kufizohet përdorimi i teknologjisë dhe të preferoni një libër të mirë për të lexuar në kontakt me natyrën. Leximi i emaileve të punës është tërësisht jo i këshillueshëm dhe kundërproduktiv. Edhe për fëmijët pushimi duhet të jetë totalisht relaksues./Living/

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Gusht pushime Sugjerime

Nga e njëjta kategori

Neptuni retrograd! Shenja e Horoskopit që do të zbulojë një të vërtetë të madhe për jetën e saj deri më 12 dhjetor

më shumë...

Gjashtë gabimet që bëjmë çdo ditë në kuzhinë dhe që mund të rrezikojnë shëndetin

më shumë...

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

më shumë...

Tre shenjat e zodiakut që janë të favorizuara financiarisht këtë javë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:04

Shpëtohen tre turistët gjermanë që kishin mbetur...

7:59

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës...

7:53

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku...

7:41

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut,...

7:24

Situatë alarmante nga zjarret në vend, ja...

7:20

Horror në Greqi, djali mban trupin e...

7:07

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri...

6:37

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës...

6:32

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të...

6:16

Tre turistë gjermanë bllokohen në malin e...

6:11

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin...

5:40

Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen...

5:09

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje...

5:07

Kosova heton edhe një vendndodhje tjetër për...

4:57

Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e...

4:38

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

4:34

Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në...

4:23

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:15

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët...

3:59

Ukraina akuzon Rusinë për krime lufte pas...

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.