Ndryshe nga Partia Demokratike, Partia Socialiste do të çelë fushatën elektorale vetëm me kandidatët për deputetë.

 

Në sheshin “Skënderbej” janë vendosur 140 karrige, në distancë nga njëra-tjetra, ndërsa kandidatët kanë nisur të ulen.

 

Rreth sheshit janë vendosur edhe barriera, për të penguar hyrjen e qytetarëve të tjerë. Një masë e tillë është marrë në një kohë kur Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet e më shumë se 10 personave.

 

Fushata zgjedhore pritet të nisë me fjalimet e garuesve për deputetë, ndërsa kryeministrit Edi Rama do të mbajë fjalën rreth orës 19.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *