Subscribe

Armëpushimi 4 ditor mes Partisë Socialiste dhe presidentit Ilir Meta ka përfunduar dhe mazhoranca ka lajmëruar sot se komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit do te hetoje edhe rastin e dekretimit te Marsida Xhaferllarit. Numri dy i socialisteve Taulant Balla ka deklaruar se do t’i kërkojë Kuvendit qe ne objektin e hetimit te shtohet edhe kjo shkelje e fundit e kryetarit te shtetit ilir meta.

 

Balla e ka bere te qarte se mazhoranca nuk e njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese.

 

Pas kësaj lëvizje te mazhorances afati i punës se komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do te shtyhet përtej 8 dhjetorit qe ishte afati final i vendosur nga parlamenti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *