Subscribe

Këshilli i qarkut te Vlorës voton mes debatesh te ashpra propozimin e këshilltareve te majte per shkarkimin nga detyra te kreut te këshillit Sadrit Danaj. Me kartonat e këshilltareve te PBDNJ dhe FRD, Partia Socialiste ka shkarkuar me 15 vota kreun e këshillit te qarkut dhe ne vend te tij është zgjedhur Ervis Mocka.

 

Kërkesa per shkarkimin e tij ka ardhur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili deklaroi se ky është nje vendim politik i Partisë Socialiste, pjese e te ciles nuk është me zoti Danaj.

 

Sadrit Danaj edhe pse e kishte marre mandatin si përfaqësues i Partisë Socialiste, ka dale kundër kësaj force dhe është deklaruar ne mbështetje te Koço Kokesdhimes dhe lëvizjes se tij “Zgjidhja”. Këtë fakt Danaj e ka pranuar edhe gjate debatit qe ka patur me këshilltaret socialiste.

 

Ne mbledhje mungonin anëtaret e PDIU, ndërsa këshilltaret e LSI u larguan, duke deklaruar se procesi cenon rregulloren.

 

Ne lidhje me ketë vendim, ish-deputeti Koço Kokëdhima akuzoi krerët e Partisë Socialiste te Vlorës per negociata dhe presione ndaj këshilltareve, qe votuan shkarkimin e Danajt.

 

Ndërsa Lëvizja Socialiste per Integrim ka sqaruar se LSI nuk ishte ne dijeni te rendit te ditës dhe se propozimi per shkarkimin e Danajt, ka qene i befte.

 

Sipas LSI, këshilltaret e majte nuk kane marre parasysh kërkesën per pushim, per t’u njohur me propozimin, ndaj dhe LSI është larguar nga mbledhja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *