E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“PS risia e madhe që godet persona të sistemit politik”, Rama: Lufta kundër korrupsionit do të vijojë majtas dhe djathtas

Kreu i qeverisë, Edi Rama zgjodhi që të reagonte në rubrikën “Sy m’Sy” lidhur me arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, një ditë më parë, 10 shkurt 2025.

Ai deklaroi se lufta kundër korrupsionnit do të vazhdojë duke theksuar se Partia Socialiste është risia më e madhe që godet persona të sistemit politik.

Reklamë

Rama: Miku im, PS është buja, zhurma, risia e madhe që godet persona të sistemit politik që duket sikur të tërë po kalojnë në atë sita. Por jo, unë që jam këtu, nuk jam në asnjë aspekt zero. Prandaj, PS nuk i qaj hallin fare. Edhe do të jetë më afër 1 milionëve, ka forca të shumta. Ka qenë vullneti i PS kjo që po ndodh. Amerika, Amerika? Cila Amerikë? Na ka mbështetur. Amerika mund  të ndryshojë qasje, por këtu qasja nuk ndryshon. Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas. Mbasi e merr nga drejtimi i kryeqytetit, ku ka një mijë punë për të bërë, shkruan aty perzumohet i pafajshëm.

Më thonë ti pse nuk bën drejtësi? Unë e di që shqiptarët e kanë vdis pa të dua. Unë e di që kur opozita mos të jetë kjo që është dhe kjo e sotmja nuk do të jetë kështu, edhe do të jenë të hapura dyert e BE, unë di që nuk bëj unë drejtësi. Ajo që ne mund të bëjmë është reforma, që jemi e para forcë që do e bëj me të gjitha kostot. Unë i di të gjitha gërricjet në lëkurë. I di të gjitha. është populli ai që vendos. Gjynah kush do i financoj mediat dhe profilet e Veliajt në Shqipëri./vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë