E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

PS përgatitet për zgjedhjet, Gjebrea: Nuk tërhiqemi, nuk e çojmë vendin drejt një kausi e paligjshmerie

Mazhoranca e majtë çdo ditë që kalon rikonfirmon vendosmërinë e saj për të mos u tërhequr, pavarësisht protestave të shtuara të opozitës.

 

Reklamë

Kongresi i 23 marsit pritet të shënojë ndezjen e motorëve të socialisteve për garën elektorale të 30 qershorit.

 

Reklamë

Një proces ky që mund të bojkotohet nga opozita, e që mund të sjellë pasoja të tjera politike.

 

Për të diskutuar më shumë rreth aktualitetit politik në vendin tonë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ka qenë deputetja e PS-së, Elona Gjebrea.

 

Partia Socialiste do të mbledhe në fundjavë kongresin, që pritet të ketë në fokus zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Çfarë do të diskutohet konkretisht e çfarë do të vendosë ky forum?

Sikurse dhe është thënë edhe më parë kongresi do të mbidhet këtë të shtunë dhe aty do të zyrtarizohen të gjithë kandidatët për bashkitë e vendit, të propozuar nga PS. Sigurisht që është një kongres që ka një agjendë të gjërë dhe patjetër që do të ketë diskutime nga të gjithë anëtarët që janë pjesë e kongresit.

 

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar është diskutuar për emra konkretë, për kryebashkiakë?

 

Jo nuk është diskutuar për emra konkretë, kryeministri në çdo dalje që ka bërë apo vizitat e ndryshme të tij ka bërë të ditur disa emra që do të rikonfirmohen por e shtuna është vendimtare për zyrtarizimin e çdo emri.

 

PD dhe LSI nuk kanë dërguar emra për komisionet zgjedhore në KQZ. A mund të vijoje procesi elektoral në këto kushte bojkoti?

Në fakt e ka përmendur edhe kryetari I grupit parlamentar se nuk e besojnë që PD-ja nuk do të dorëzojë kandidatët e tyre që të kemi një zhvillim normal të zgjedhjeve lokale. Mendoj se ata i kanë marrë qartë të gjithë mesazhet, po ashtu edhe të ndërkombëtarëve jo me larg sot kemi dhe deklaratën e ambasadores gjermane e cila thotë qartazi se bëhet fjalë për një qeveri dhe një parlament legjitim, inkurajon zhvillimin e reformave pra të gjitha këto duhet të vijojnë dhe ashtu siç vihet në dukje se nëse vijohet me dhunë dhe me protesta ato rreikojnë apo ngadalësojnë procesin e hapjes së negociatave me BE-në.

 

A kemi një garë të ligjshme në qershor, kur opozita bojkoton?

 

PS-ja do ta vazhdojë garën e vet dhe po ashtu urojmë që PD-ja dhe të gjithë partitë e tjera të dërgojnë brenda afateve ligjore kandidatët e tyre në KQZ. Ne nuk mund të tërhiqemi dhe ta çojmë vendin drejt një kausi dhe paligjshmerie dhe përkundrazi po punojmë fort për një shtet ligjor dhe për të bërë të mundur që të gjithë institucionet të funksionojnë. Sigurisht është një situatë shumjë e vështirë dhe atipike kjo që ka krijuar PD-ja dhe LSI-ja.

 

Seanca e rradhës e kuvendit do te zhvillohet te enjten: sa gjate mund ta deshmoje kuvendi kete sjellje normaliteti në kushtet kur opozita proteston në rrugë?

 

Në fakt parlamenti ka vijuar normalisht punën pavarësisht, gjithë situatatve dhe tendenca për dhunë fare e dukshme nga opozita, çdo seancë parlamentare ne kemi deputetë të opozitës të cilët bëjnë betimin dhe formalizohen për të qenë deputetë dhe ky process do të vazhdojë. Në një fare mënyrë parlamenti po funksionon, ndërsa opozita këtë zgjedhje ka bërë ne do të vijojmë punën tonë dhe jam e bindur se do të shtohet shumë më shumë numri i deputetëve të opozitës që janë të zgjedhur nga kryetarët kryesore të partive politike.

 

Nje parlament normal shqyrton ligjet në komisione para miratimit, por në këto kushte a rrezikojmë qe cilesia e punës e kuvendit të tjerë në mungesë të opozitës?

 

Këtë situatë atipike e ka shkaktuar PD-ja dhe LSI-ja ata janë përgjegjësit që krijuan këtë situatë, dhe ne nga ana tjetër po përpiqemi që të vazhdojmë punën tonë në atë normalitet që presin të gjithë qytetarët dhe e meritojnë,dhe nga ana tjetër vijon zëvendësimi i deputetëve. Siç e thashë edhe më lart në çdo seancë ne kemi deputetë të rinj, që tashmë janë bërë pjesë e komisioneve parlamentare, sigurisht nuk kemi një grup prej më shumë se 50 deputet. Sigurisht është një situtatë e vështirë por këtë nuk e zgjedhim ne, dhe për fat të keq nuk zgjedhim dot as opozitën dhe kemi këtë opozitë që po e shikojnë të gjithë shqiptarët dhe të huajt dhe që po i prish shumë punë imazhit të Shqipërisë, ekonomisë, turizmit, biznesit të vogël që aq shumëtrumbeton Basha dhe në fakt po e godet. Ky është një reagim nga një situatë e krijuar e paprecedentë, unike e krijuar nga një opozitë që tregon se nuk e do Shqipërinë dhe me veprimet e saj kryen veprime antikombëtare, ndërkohë që dhunë që të protestojë ajo përdor pretekstin për të protestuar dhe për të ofruar dhunë dhe ato pamje që ne kemi parë.

Më shumë intervista

Reklamë