Subscribe

Beteja e opozitës kundër numrit dy të Partise Socialiste Taulant Balla është transferuar në Bruksel. Ajo ka qëndruar vetëm pak minuta në mbledhjen e komitetit parlamentar të stabilizim asocimit sa për të qartësuar pozicionin e saj për largimin e Ballës nga drejtimi i këtij komiteti.

 

Fillimi i takimit ka qenë i tensionuar, pasi bashkëkryetarja e këtij komiteti Monica Macovei nuk i jepte fjalën opozitës e më pas ia ndërpreu.

 

Por pavaresisht heqjes se mikrofonit fjala e demokratit Genc Pollo u filmua nga koleget e tij. Ne deklaratën e shkurter opozita theksoi se nuk do te marrë pjesë ne asnjë mbledhje derisa Taulant Balla te largohet nga delegacioni.

 

“Do të ishte  një farsë dhe tallje me komitetin nëse ne miratojmë amendamente ku bëhet thirrje për të luftuar krimin, trafikun e drogës dhe korrupsionin në një kohë që balla kryeson takimin tonë. Prandaj ne nuk bëhemi pjesë e kësaj farse dhe talljeje dhe ne po largohemi  e nuk do të kthehemi përsa kohë që balla ulet në atë panel.”

 

Por qëndrimi i opozitës nuk u mbeshtet nga deputetet e parlamentit europian te cilet kritikuan bojkotin e takimit.

 

 “Ne folëm për dialog konstruktiv, ku është ky? Pse duhet të largohen që në fillim me një deklaratë të përgatitur më parë. Pra ata erdhën në këtë takim në bruksel, me paratë e takaspaguesve shqiptarë të hanë një drekë të mirë e pastaj të ikin.”

 

 “ Kërkesa ime për PD është; bëni detyrat e shtëpisë,  shkoni në prokurori, sigurohuni që të gjitha cështjet do të ndiqen me seriozitet; dhe nëse dicka është e vërtetë ju mund të jeni të sigurt që jo vetëm unë si reporter por edhe të gjithë kolegët e mi këtu në parlament do të përballen me këtë cështje në mënyrën e duhur. Nuk është se ne nuk ju besojmë ju, por ne nuk na lejohet t ‘ju besojmë juve nëse ju nuk ndiqni procedurën normale.”

 

 “Ata paraqitën akuza shumë serioze, por këto cështje duhen zgjidhur në Shqipëri,  në parlamentin shqiptar dhe jo në parlamentin europian.”  

 

Taulant Balla i cili eshte vendosur ne qender te sulmeve te opozites, vuri theksin tek rendesia e kthimit te opozites ne parlament per te miratuar reformen zgjedhore apo edhe ligjet qe kane te bejne me reformen ne drejtesi duke theksuar se rotacioni I pushtetit vjen vetem nepermjet zgjedhjeve

 

 “Kolegët e mi nga PD duhet të kuptojnë se në pushtet ata mund të vijnë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve. Rotacioni I pushtetit në demokraci nuk ndodh asnjëherë nëpërmjet marrëveshjeve.  Eshtë voita e qytetarëve që vendos kush qeveris e kush është në opozitë. “

 

Edhe ne ky takim i perbashkët mes parlamentin europian dhe deputeteve shqiptare perfundoi pa nje deklarate te perbashket per shkak te largimit te opozites. takimi  radhes mendohet te behet pas nje vit pasi parlamenti europian ka zgjedhje ne fillim te vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *