E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PS nis fushatën për Tiranën, Rama: Kundërshtarët e Ogertës do të dalin edhe më të humbur nga gara

Partia Socialiste ka nisur fushatën për garën zgjedhore për bashkinë e Tiranës, një ditë pasi këshilli bashkiak votoi pro shkarkimit të Erjon Veliajt.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, theksoi se nga sot nis puna në terren për të bështetur kandidaten socialiaste Ogerta Manastirliu, për të marrë një fitore madhështore në zgjedhjet për Tiranën.

Reklamë

Sipas tij Ogerta është njeriu i duhur për të udhëhequr Tiranën.

“Tema jonë si Partrtia Socialiste e Shqipërisë është që sot krahas të gjtiah punëve të tjera të nismim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me vizionin dhe ambicien dhe me organizimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur, për t’i ridhënë shpejtësinë e duhur për Tiranën 2030 për Shqipërinë 2030. Më vjen shumë mirë që kandidatura e Ogertës ka gjetur mbështetjen e  duhur dhe të gjithë e çmojnë kandidaten tonë dhe janë në një mendje që është radha e saj të udhëheqë Tiranën e cila me qetësinë e saj ka shkëlqyer kudo. Aq e fortë është mëbshtetja e PS për Ogertën, aq sa është krejt pa interes se kush do jenë kandidatët e saj rivalë, të cilët do të hyjnë në garë të humbur, do të dalin nga gara edhe më të humbur”, deklaroi Rama.

 

Më shumë video

Reklamë