Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët...

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve të qeverisë...

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë”...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin...

Dy makina përplasen kokë më kokë në Dhërmi, katër...

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më të diskriminuarit...

PS mbledh sot grupin parlamentar, Rama dorëzon ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat dhe postet kushtetuese

16 Shkurt 09:54

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parlamentar. Një ditë më parë, në podcastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë Edi Rama bëri me dije se mazhoranca do të depozitojë në Kuvend një nismë për të adresuar sipas tij boshllëkun ligjor të lënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku.

“Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se pezullimi i një ministri për një masë sigurimi penal nuk mund të bllokojë funksionet e tjera të ekzekutivit dhe se pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të ndërhyjë në kompetencat e ligjvënësit dhe ekzekutivit.

Ai u shpreh se gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim, por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, të cilat paralizohen nëse ministri pezullohet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua të ndalem edhe për një sqarim të nevojshëm lidhur me konkluzionet e mbledhjes së grupit parlamentar këtë javë pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse përsëri, si zakonisht, fillon qarkullon në ajër një tymnajë interpretimesh nga më të ndryshmet. Edhe një herë tjetër, nuk është çështja tek personi, çështja është tek parimi dhe në këtë rast nuk është tek parimi abstract, por është tek parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve kushtetuese, që të thotë: një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyrat e një ministri, në kuadër të një mase sigurimi penal, ka nxjerrë në pah një boshllëk që është një boshllëk që ekziston sa në koka prokurorësh e gjykatësish dhe, edhe në legjislacionin tonë, përderisa në këtë vend pa kulturë të konsoliduar demokratike, dhe me një drejtësi të pavarur, në moshë shumë të mitur, nuk mjafton fryma e Kushtetutës që është shumë e qartë, po duhet edhe gërma e ligjit, madje gërmë për gërmë për gërmë, qoftë edhe për gjëra elementare si kjo.

Gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim, këtë nuk e diskuton askush dhe askush nuk është mbi ligjin e këtu biem dakord të gjithë, të paktën të gjithë me fjalë, por unë bie dakord edhe me vepra. Por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, të cilat paralizohen nëse ministri pezullohet.

Pra, faktikisht nëse ti thua që “unë pezulloj një minister”, “unë pezulloj Presidentin e Republikës”, “unë pezulloj Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe ku di unë disa të tjerë që mbulojnë funksione të padelegueshme, faktikisht, ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin, sepse nuk është pezulluar thjesht personi, siç mund të ndodhë me një drejtor, punën e të cilit e bën dikush tjetër, por është pezulluar funksioni.

Ndërkohë që, pikërisht për shkak të funksionit, emërimi apo shkarkimi i ministrit, nuk është gjëkundi kurrë në asnjë vend të botës mund ta them me plot gojën tani, sepse nuk e ka nxjerrë dot kush një rast, kur në një vend të botës, kjo kompetencë është e një prokurori dhe një gjykatësi në një seancë paraprake, drejtësia duhet të jetë e pavarur. 

Sot ajo është e pavarur dhe duhet të mbetet përgjithmonë e pavarur, por pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, të cilat ndër të tjera kanë edhe të drejtën dhe detyrën të emërojnë apo të shkarkojnë ministra dhe kjo e drejtë dhe detyrë, nuk ndahet me gjyqësorin, nuk i takon gjyqësorit dhe nuk mund të lejohet që ta marrë gjyqësori.

Gjithsesi, tanimë kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën në cilësinë e deputetit, unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias.

Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.

Qeveria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila më 6 shkurt, vendosi që ta rrëzonte padinë, pasi gjyqtarët votuan 4 pro dhe 4 kundër. Kështu, u rikthye masa e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
PS rama

Nga e njëjta kategori

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

më shumë...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do të hapet Ngushtica e Hormuzit

më shumë...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Mburojë kundër ftohjes dhe kontribuues në shëndetin...

10:33

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në...

10:08

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

10:02

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

9:49

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me...

9:30

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi...

9:13

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve...

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

6:45

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për...

6:34

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë,...

6:09

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen...

5:51

FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra”...

5:39

Dy makina përplasen kokë më kokë në...

5:33

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më...

5:18

Kriminaliteti në kryeqytet, drejtori i policisë së...

5:17

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:12

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia...

5:02

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni...

4:44

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete, disa të lëndu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.