Kryesia e Partisë Socialiste do të finalizojë pasditen e kësaj të marte listën e plotë te kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Në selinë e PS në orën 18:00 do të mblidhen strukturat të cilat do të konfirmojnë garuesit e bashkive të Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut, pasi Tirana tashmë është konfirmuar me Ogerta Manastirliun.
Lexo edhe :
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në Berat do të kandidojë Ervin Ceca, kryetari i komanduar i cili ka drejtuar Bashkinë që pas dorëheqjes së Ervin Demos. Edhe Cërriku e ka një emër. Socialistët do të garojnë me Florenc Dokën edhe ky kryetar i komanduar pas emërimit së Andis Salës si ministër bujqësie.
Kryesia e PS në Mat gjithashtu propozoi emrin e Altin Bojnit si kandidat disa ditë më parë. Tashmë mbeten në dilemë Tepelena dhe Vlora. Emrat e kandidatëve për këto dy Bashki pritet të mësohen sot pasdite.
/vizionplus.tv






