E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 14 nëntor

Partia Socialiste do të mbledhë më 14 nëntor Asamblenë Kombëtare. Ende nuk ka detaje mbi çështjet që do të diskutohen, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime në strukturat drejtuese të partisë.

Mbledhja zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të qytetarëve dhe studentëve që kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Ndërkohë, mes zhvillimeve të tjera politike, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin si datën e zgjedhjeve vendore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.