E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjiknuri kundër listave të hapura: Do të pendohemi, sjell korrupsion dhe destabilitet

Kërkesa e vazhdueshme e opozitës parlamentare për lista të hapura nuk gjen dakordësinë e mazhorancës socialiste.

Damian Gjiknuri interpretoi se nëse vendoset për to, atëherë kjo do t’i hapte rrugë korrupsionit dhe destabilitetit. Si shembull ai mori Kosovën.

“Opozita brenda në Parlament ka insistuar tek listat e hapura. Ne si mazhorancë nuk kemi qenë për lista të hapura. Mund të vijë një moment kur do të pendohen për listat e hapura. Shiko Kosovën, si zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja, Demokracia popullore sjell edhe produkte që nuk pëlqehen. Kjo sjell destabilitetin. Kosova nuk bën dot qeveri. Ne nisemi vetëm nga një situatë e caktuar politike”, tha Gjiknuri gjatë emisionit “Kapital” në “Vizion Plus”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë