Subscribe

Pas largimit të opozitës nga seanca plenare, kreu i grupit parlamentar, Alfred Rushaj, ka akuzuar Grupin Parlamentar të PS dhe Kryetaren e Kuvendit për shkelje të rregullores.

 

Në një prononcim për mediat, Rushaj deklaroi se është bërë me qëllimin për të zvogëluar hapësirën e përfaqesimit të PD dhe opozitës.

 

“Sot duhet të ishte një seancë rutinë, normale e Kuvendit ku secila prej forcave politike duhet të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrë. Për fat të keq që në seancën e parë u shkel rregullorja me të dyja këmbët dhe u shkel për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës në parlament. Kjo është e papranueshme, është diçka që nuk duhet ta bëjë askush. Prandaj i bëjmë thirrje kryetares së Kuvendit dhe Grupit Parlamentar të PS që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Ajo çfarë jam unë këtu të them është që nuk do ta lejojmë PS-në që në mënyrë të hapur të shkelë rregulloren”, tha Rushaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *