Presidenti Ilir Meta përsëriti thirrjen e tij që të rinumërohet çdo votë, që procesi zgjedhor të pranohet.

 

Në “Facebook”, kreu i shtetit deklaroi se pa ndodhur kjo, procesi nuk mund të quhet i mbyllur.

 

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore! 🇦🇱”

 

Reagimi i tij vjen pasi mazhoranca zyrtarizoi nismën për shkarkimin e presidentit, duke dorëzuar kërkesën me firmat e 50 deputetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *