Partia Socialiste i përgjigjet deklaratave te kryedemokratit Lulzim Basha per bllokimin e rrugëve. Ne nje deklarate per mediat, PS thekson se Shqipëria do të votojë në 18 qershor dhe PD nuk mund ta ndalojë këtë. Selia rozë akuzon opozitën për vonesën dhe zvarritjen që po i bëhet reformës në drejtësi, ndërsa sqaron se nuk do të lejojë që kërcënimet që vijnë nga çadra të bojkotojnë zgjedhjet dhe të rikthejnë Shqipërinë e 1997-ës. “Kërcënimet e Bashes për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që na çon pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n. Ne nuk do ta lejojmë PD-në t’ju marrë peng të ardhmen shqiptarëve”,  thuhet në deklaratën e Partisë Socialiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *