Socialistet kane ndryshuar ligjet e reformes ne drejtesi duke nderhyre tek kompetencat e presidentit te republikes dhe momentin e ceremonise se betimit, ne menyre qe rasti i Arta Vorpsit te mos perseritet me.

Deputetet e mazhorances kane vendosur te nderhyjne ne dy ligje, tek ai per statusin e gjyqtareve dhe prukroreve dhe tek ligji per gjykaten kushtetuese, duke i dhenë zgjidhje se pari çeshtjes se SPAK-ut.

Tashme prokuroret e posacem qe do te luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk kane nevoje te presin ti therrase Presidenti per betim, pasi kjo kompetence i eshte hequr plotesisht Ilir Metes.

 

 

Mandati i prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme fillon në datën e ngritjes së tyre në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.”

 

 

Per anetaret e gjykates Kushtetuese socialistet kane gjetur nje tjeter zgjidhje, duke i vendosur afat kreut te shtetit per ceremonine e betimit, ne te kundert ajo quhet e kryer.

 

 

Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

 

Kufizimi prej 10 ditesh dhe betimi me shkrim eshte zgjedhur si mekanizem zhbllokimi per te gjitha institucionet pavaresisht se ku e bëjnë betimin.

 

Nga ana tjeter mazhoranca ka krijuar hapesiren ligjore qe Arta Vorpsi e cila nuk u thirr per betim nga presidenti te marre detyren si anetare e gjykates Kushtetuese.

 

 

Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.

 

 

Keto ndryshime ne ligj rregullojne edhe problematiken e KÇK, duke i dhene fuqi keshillit te larte gjyqesor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *