E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS gati për takimin përmbyllës në Tiranë, Rama publikon pamjet

Këtë të enjte, do të zhvillohet takimi përmbyllës elektoral i socialistëve në Tiranë. Takimi do të organizohet në sheshin “Skënderbej”.

Vetëm pak orë para mitingut, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga skenografia e zgjedhur, ku shihen të vendosura në distancë nga njëra-tjetra qindra karrige. Në qendër është stacionuar një podium.

Krahas videos, kreu i qeverisë nënvizoi se Tirana e 25 prillit do të jetë lokomotiva drejt fitores ndaj errësirës.

“Tirana e 25 Prillit Lokomotiva e Fitores së Dritës ndaj Errësirës, Qytetarisë ndaj Barbarisë, Punës ndaj Dhunës, Hijeshisë ndaj Shëmtisë, Shqipërisë ndaj Paudhësisë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/910126809772327

Vazhdo të lexosh

Reklamë