Politikë
PS fiton në Kombinat/ Këlliçi: Votat e PD u rritën me 44 për qind

Pas përfundimit të numërimit në KZAZ Nr.36, ku Partia Socialiste doli fituese, kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se PD rezultoi me një rritje 44% në krahasim me vitin 2017.
Sipas Këlliçit, PD i janë bashkuar në këtë KZAZ 3 mijë e 61 zëra të rinj për ndryshim, të cilët presin numërimin e plotë të çdo vote.
Reklamë
STATUSI NGA BELIND KËLLIÇI
Në mbyllje të numërimit në KZAZ 36, falenderoj me zemër qytetarët e Kombinatit dhe Unazës së Re, që besojnë tek alternativa jonë, duke rritur votat tona me 44%, nga 6938 në 9993.
3061 zëra të rinj për ndryshim, që presin bashkë me ne, numërimin e plotë të çdo vote.
Mirënjohje çdo qytetari, çdo demokrati, çdo shqiptari!
Faleminderit!
Belindi
Vazhdo të lexosh
Reklamë




