Partia Socialiste po shkon drejt fitores së sigurtë në Bashkinë Kukës. Kandidati i PS, Albert Halilaj, numëron 10 mijë e 835 vota, duke lënë pas me një diferencë të thellë, Emri Vatën, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky i fundit numëron 6 mijë e 250 vota, rezultat ndjeshëm më i ulët se rivali i tij.

 

Deri në këto momente janë numëruar 62 nga 74 qendra votimi në total.

 

Qytetarët e Kukësit votuan për herë të dytë brenda vitit, pas shkarkimit të kreut të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 14 majit, Safet Gjici. Ky i fundit u përfshi në një skandal sekual, bredna ambienteve të Bashkisë Kukës. Megjithatë, PS mbetet e ‘pathyeshme’ edhe në përballjen e radhës me opozitën, në një zonë e cila dikur konsiderohej bastion i djathtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *