Subscribe

Procesi zgjedhor tashmë ka hyrë në fazën e dytë, atë të numërimit të votave për këshillat bashkiakë.

 

Nga të dhënat e administruara nga KQZ, deri në orën 15 të kësaj të marte vihet re se PS udhëheq edhe në këtë proces.

 

Në Tiranë Partia Socialiste deri më tani ka siguruar 33 mandate. Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 16 mandate, i ndjekur nga Partia Demokratike me 4 mandate. 3 vende ka fituar deri më tani Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.

 

Në Durrës kryeson sërish PS me 28 mandate, “Bashkë Fitojmë” me 12 mandate dhe PD me 7.

Në Elbasan ka përfunduar numërimi dhe ps ka siguruara 28 vende, e ndjekur nga opozita me 13 të tilla dhe PD zyrtare me 7 mandate.

 

Ndërsa në Shkodër rezultati duket më i ngushtë: PS 18 mandate, 13 “Bashkë Fitojmë”, 12 PSD dhe 5 mandate PD.

 

Socialistët udhëheqin bindshëm edhe në Fier, Vlorë dhe Korçë.

 

Në Himarë, PS numëron 10 mandate dhe 6 i ka koalicioni opozitar. Ndërkohë në Lezhë kryeson PKD me 10, PSD 9,  BF 6 mandate dhe PS me 5.

 

Ndërkohë nëHimarë  PS ka 10 mandate, BF 6 dhe PD1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *