Partia Socialiste ka vendosur të mos caktoje një politikan të vetëm si drejtues te Shkodrës, por nje grup pune qe do te mbikqyre procesin e zgjedhjeve ne kete qark.
Mesohet se ky grup perbehet nga Musa Ulqini, Senida Mesi, Arben Pellumbi e Luan Harusha.
Nga ana tjeter do te ngrihet nje komision me 13 qytetare te cilet do te ndjekin procesin e emerimit te drejtoreve qe dhane doreheqjen pak dite me pare.
Keto levizje ne qarkun e Shkodres vijne pas largimit te Valdrin Pjetrit i cili u largua nga drejtuesi politik i Shkodres dhe nga posti i kryetarit te bashkise per shkak te rekordeve kriminale.
Ne 23 korrik Valdrin Pjetri zevendesoi si drejtues politik i qarkut te Shkodres Ditmir Bushatin.