E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Provokon Berisha: Parate e grabitura në Rinas do përdoren në fushatë zgjedhore

Edhe ish kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me grabitjen e Rinasit këtë të martë.

Ai e quan këtë një grabitje të ardhur nga bandat e partisë, ndërsa Rinasin e konsideron si aeroportin më të pasigurtë në botë.

 

 

Reklamë

Bandat e partise grabisin per se dyti mbi 10 milione euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.

Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!

Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.

 

 

Në fund Berisha nuk nguron edhe të provokojë duke thënë se parate e grabitura, ne traditen e njohur do të perdorim per fushaten elektorale te ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë