Subscribe

Pas kontrolleve të ushtruara në dy vilat e familjarëve të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, të cilat përfunduan edhe me sekuestrimin e tyre, burime zyrtare të SPAK konfirmuan se janë gjetur prova të rëndësishme për hetimin.

 

Të njëjtat burime konfirmuan se sekuestroja është vendosur për të shmangur tjetërsimin e pronësisë, gjatë hetimeve që po zhvillohen.

 

Ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, mund të merret në pyetje nga SPAK në kuadër të procedimit penal 277 fraksion 1, që është një pjese e dosjes hetimore per inceneratorin e Elbasanit. Po aq, për të hetuar rolin e Ahmetaj Prokuroria Speciale ka nisur letërporosi drejt disa shteteve pasi nuk përjashtohet mundësia e fshehjes së pasurisë jashtë vendit.

 

Ndërkaq, për Stela Gugalljan, një nga pronaret e inceneratorëve, e vetmja e lokalizuar në Austri nga organet ligjzbatuese, burimet bëjnë të ditur se ka nisur procesi i ekstradimit drejt shtetit shqiptar.

 

Ndërsa për djegësin e Tiranës, u konfirmua se po kryhen veprime hetimore me intensitet të lartë, por ato nuk mund të finalizohen ende me një sekuestrim të objektit, nëse më parë nuk konfirmohet se është kryer apo jo vepër penale, e për ta provuar, kjo i takon prokurorëve të çështjes, Dritan Prençi dhe Arben Kraja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *