Vendi
Protestuesit vijojnë përplasjet me policinë tek Kuvendi

Përplasja mes policisë dhe protestuesve tek Parlamenti vijon prej disa minutash.
Protestuesit shpesh hedhin në drejtim të uniformave blu flakadanë dhe kapsolle ndërkohë që këta të fundit u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Protestuesit e pozicionuar para Kuvendit kanë kërkuar në kor largimin e kryeministrit Rama.
Ndërkohë vetë liderat e opozitës kanë bërë me dije se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhejve të parakohshme.




