E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Vendi

Protestuesit vendosen tek shkallët e Kryeministrisë, policia thirrje për qetësi

Protestuesit e opozitës kanë prishur gardhin metalik dhe janë vendosur para Kryeministrisë.

 

Reklamë

Me thirrjet “Rama Ik” ata kanë arritur të çajnë kordonin policor me lehtësi dhe të vendosen para oborrit të Kryeministrisë tek shkallët.

 

Ndërkohë policia nga ana tjetër u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të protestojnë paqësisht pasi në të kundërt do të ndërhyjë.

 

Vetë PD nuk ka dhënë një skenar në lidhje me vijimin e protestës ndërsa ka bërë të ditur se ajo do t’u lihet në dorë protestuesve.

 

Nga ana tjetër edhe pse kanë filluar reshjet e shiut protestuesit vijojnë të qëndrojnë tek “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” e të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë