E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 60 minuta më parë
Politikë

Protestuesit rrethojnë Bundestagun kundër kufizimeve të Covid-19

Ilustrim · Vizion Plus

Mijëra njerëz kanë rrethuar bundestagun gjerman këtë të mërkurë ndërsa deputetët diskutojnë mbi një ligj të ri që do të forconte kufizimet e COVID-19. Protestuesit gjithashtu shprehen kundër planeve të kancelares, Angela Merkel, që të fitojë më shumë kompetenca për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së sëmundjes. Aktualisht këto përgjegjësi i takojnë landeve gjermane.

Kritikët shprehen se ligji rrezikon të drejtat civile të qytetarëve ndërsa Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, e ka krahasuar atë me Aktin e vitit 1933 që hapi rrugën e diktaturës naziste të Hitlerit.

Deri më tani protesta ka qënë kryesish paqësore edhe pse nuk kanë munguar disa incidente në përplasje me autoritetet.

Oficerët e policisë u rreshtuan për të ndaluar demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit, duke kërkuar të shmangnin skenat e dhunshme të muajit gusht.

Ndër rregullat që kërkohen ti lihen në dorë qeverisë përfshihen distancimi social, mbajtja e maskave, pirja e alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimi i ngjarjeve sportive si dhe aktivitetet kulturore dhe të kohës së lire.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh