E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, policia i ndalon me ujë me presion

Policia ka përdorur sërish ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Pas marshimit, një pjesë e studentëve është rikthyer drejt vendit ku nisi protesta, ndërsa në Rrugën e Durrësit ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve.

Reklamë

Forcat e policisë nuk i kanë lejuar protestuesit t’i afrohen godinës së Ministrisë së Arsimit, duke ndërhyrë me ujë me presion për t’i mbajtur larg institucionit.

Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa studentët protestojnë kundër problematikave në arsim dhe kërkojnë ndryshime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.