E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protestuesit në Hong Kong kërkojnë ndihmë nga presidenti Trump

Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong janë duke kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndihmë derisa kanë marshuar afër konsultatës amerikane në qytet.

Disa nga ta kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “President Trump, të lutem shpëtoje Hong Kongun”.

Reklamë

Protestat, tani më në javën e 14-të, kanë vazhduar edhe pas përmbushjes së kërkesës kryesore të tyre nga udhëheqësit e vendit.

Kina ka kërkuar që shtetet e tjera të mos ndërhyjnë në këtë krizë, duke theksuar se situata në Hong Kong, ish koloni britanike që iu dha Kinës më 1997, është çështje e brendshme.

Turma e së dielës ka mbajtur në duar flamuj të SHBA-së duke brohoritur për “pavarësi” të Hong Kongut nga Kina.

Të shtunën, disa protestues kishin tentuar të hyjnë në aeroportin ndërkombëtar, por policia ka lejuar vetëm udhëtarët e pajisur me bileta të përdorin transportin që çon për në aeroport./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë