E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protestuesit në Hong Kong bllokojnë rrugët që çojnë për në aeroport

Mijëra protestues këtë të dielë kanë bllokuar rrugë dhe rrjetin e transportit publik që çojnë drejt aeroportit të Hong Kongut, një përpjekje kjo për të tërhequr vëmendjen për luftën e tyre për më shumë demokraci për qytetin e udhëhequr nga Kina, që po përballet me krizën më të madhe politike në dekada.

 

Për shkak të protestave dhjetëra fluturime raportohet se janë anuluar sot, teksa aktivistët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në aeroport.

 

Protesta e së dielës vjen disa orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në qendër të Hong Kongut, ku disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën koktej molotovi dhe policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve.

 

Protestat në Hong Kong kanë nisur 12 javë më parë, fillimisht për të kundërshtuar një ligj të ekstradimit.

Vazhdo të lexosh