Në autostradën Tiranë – Durrës po zhvillohen punime për këtë policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që të zgjedhin një rrugë alternative për të shkuar drejt jugut të vendit.

 

Përmes një njoftimi kjo strukturë u ka sugjeruar qytetarëve që të ndjekin itinerarin Rruga e Elbasanit drejt Tunelit- Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug.

 

“Për shkak të punimeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës (autostrada), shërbimi i Policisë Rrugore, nisur nga kryerja e punimeve, iu sugjeron drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Jugut, kryesisht drejt Lushnjës, Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe zonave të tjera, për të mos u vonuar mund të zgjedhin si variant alternativ kalim nga Rruga e Elbasanit drejt Tunelit – Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug. Gjithashtu edhe drejtuesit e mjeteve që kthehen në Tiranë nga këto zona, për t’u kthyer më shpejt dhe për të evituar ngarkesën dhe vonesat drejt Tiranës mund të ndjekin këtë itinerar. Në autostradë po vazhdojnë punimet nga kontraktori, ndërkohë që ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore. Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon mirëkuptimin që të respektohet në maksimum sistemi i sinjalizimit vertikal dhe horizontal i përkohshëm në këtë segment rrugor, me synim evitimin e bllokimeve dhe të aksidenteve të mundshme.”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka sekuestruar paratë e katër shtetasve, nën akuzën e veprës penale ”Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *