Protestuesit djegin dhe shkatërrojnë bizneset private në qendër të Tiranës

Dëmet nga protesta në qendër të Tiranës nuk janë kufizuar vetëm te institucionet publike. Edhe bizneset private janë bërë objekt i incidenteve, ku pas Muzeut Kombëtar protestuesit kanë thyer xhamat e një biznesi, ndërsa pranë tij kanë djegur frigoriferin e një kioske.
VIDEO- Protestuesit sulmojnë bizneset private
Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm kioskash në zonat ku janë zhvilluar protestat janë hapur dhe boshatisur. Sipas informacioneve paraprake, në këto veprime janë përfshirë edhe nxënës e studentë.
Përveç institucioneve publike, në shënjestër kanë qenë edhe bankat e nivelit të dytë. Situata në kryeqytet paraqitet e tensionuar, ndërsa dëmet materiale po prekin gjithnjë e më shumë edhe aktivitetet private, të cilat po përballen me pasojat e incidenteve gjatë protestës.
/vizionplus.tv




