Kronikë
Protestuesit dhunojnë të riun në Don Bosko, e akuzojnë si informator të policisë

Një incident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku një i ri është sulmuar dhe dhunuar nga një grup protestuesish.
Sipas pretendimeve të tyre, i riu dyshohej se ishte informator i policisë.
Reklamë
Si pasojë e dhunës, ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Protesta shënon sot ditën e gjashtë, ku rrugët e Tiranës janë mbuluar nga kaosi mes përplasjeve të protestuesve me uniformat bu, shkatërrimit të bordurave, kangjellave si dhe djegieve të koshave të mbëturinave.
Vazhdo të lexosh
Reklamë


