E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Protestuesi: Do të përdorim çdo mjet demokratik ose jo për të larguar Edi Ramën

Protestuesi Erald Noji: Jemi të vendosur të përdorim çdo mjet demokratik ose jo për largimin e Ramës

Protestuesi Erald Noji, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka deklaruar se shqiptarët janë të vendosur për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Reklamë

Noji tha se ata janë të vendosur të përdorin çdo mjet, demokratik ose jo, për të larguar kryeministrin.

Sipas tij, negociatat do të zhvillohen vetëm me një qeveri teknike.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Ju kërkoni largimin e Ramës me çdo kusht. Çfarë do të bëni më tej?

Erald Noji (protestues): Negociatat nisin pasi të japë dorëheqjen. Unë besoj se jam i të njëjtit mendim me shumicën e protestuesve. I vetmi moment kur ulemi në negociata me Ramën është me një qeveri teknike. Jemi të gatshëm të përdorim çdo mjet, demokratik apo jo, për dorëheqjen e kryeministrit tonë, tradhtarit, vrasësit të PS-së dhe vrasësit të ëndrrave tona. Denigruesi i PS-së e ka emrin Edi Rama. PS-ja sot nuk ka më figura me dinjitet. Si nuk doli një person të thotë: “Unë mendoj ndryshe nga ty”?

Rakipi: Me çdo mjet?

Erald Noji (protestues): Po, demokratik ose jo. I bëj thirrje Edi Ramës: A e kanë menduar këshilltarët e tij se mjafton një vrasje nga agjenturat e huaja në atë shesh dhe qeveria jote bie? Blinken-i të ka thënë që nuk ke siguri kombëtare. Me çfarë e mbron popullin, zoti kryeministër? Më vjen shumë keq që të kam ty kryeministër. Unë nuk e kam personale me ty, e kam me sistemin që keni krijuar ti dhe Sali Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.