Policia ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës kundër vaksinimit të detyrueshëm që u mbaj të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”.

 

Ata janë vënë nën hetim për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

 

Duke e konsideruar një protestë  të paligjshme, në njoftimin e policisë theksohet se organizatorët kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme, si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *