Subscribe

Dy nga mbështetësit e Berishës janë shoqëruar pasditen e sotme në komisariatin e Korçës.

 

Njeri prej të cilëve ka qenë i pranishëm në mitingun e organizuar para kinemasë ku Basha do të takohej me mbeshtetësit. I shoqëruari tjetër është një mbeshtetës i njohur i PD i cili është “kyçur” në komisariat para se Basha të vinte në juglindje.

 

Kujtojmë se Basha është sot pritur me parulla dhe protesta në Korçë. Kanë qenë një grup mbështetësish të ish kryeministrit Berisha të cilët e kanë pritur Bashën me protestë dhe thirrje kundër tij. Mes të cilëve kanë qenë edhe ish drejtues të grupeve dhe seksioneve të degës së PD Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *