Vendi
Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

Këtë të premte në orën 10:00 është paralajmëruar sërish protestë në qytetin e Korçës, një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm.
Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policie janë vendosur pranë institucioneve publike dhe në gjimnazet e qytetit, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Reklamë
Shtimi i pranisë policore vjen pas incidenteve të së enjtes, ku protestuesit bllokuan rrugët dhe dëmtuan disa institucione shtetërore dhe prona publike.
Pas ngjarjeve të djeshme, 25 persona u shoqëruan në polici, ndërsa dy të rinj u arrestuan në flagrancë.
Reklamë
Vazhdo të lexosh
Reklamë




