E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestë për rrugën në Durrës/ Banorët e lagjes 13 kundërshtojnë punimet për kanalizimet

Një grup banorësh të lagjes 13 në Durrës protestuan para bashkisë këtë të mërkurë.

 

Shkak u bënë punimet e nisura për shtrimin e rrugës “Mbreti i Arbrit”. Banorët thanë se punimet nuk po kryehn me standarde pasi firma që ka marrë tenderin nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për kanalizimet.

 

Reklamë

Sipas tyre, lagjia ka probleme me përmbytjet sa herë ka reshje shiu. E për këtë arsye u shprehen banoret në rast se kanalizimet nuk ndërtohen situata do të bëhet më e vështirë.

 

Nga ana tjetër sipas bashkise kanalet kulluese do të bëhen në një moment të dytë, ndërsa ato të ujërave të zeza do të bëhen për të gjithë zonën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë