E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 24 minuta më parë
Rajoni

Protestë për pronat e kishës në Mal të Zi/ Kundërshtohet ligji për liritë fetare

Qindra qytetarë u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë për të protestuar kundër ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për Liritë Fetare.

 

Duke kënduar himnin malazez dhe me thirrjet  “Nuk e japim shtetin”, protestestuesit akuzuan qeverinë e re se po synon të heqë nga ligji pronat e komuniteteve fetare.

 

Reklamë

Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Dushko Markovic, në fund të vitit 2019.

 

Ligji parashikonte që objektet fetare, që ishin pronë e Malit të Zi deri në 1918-n, e për të cilat nuk ka prova pronësie nga komunitetet, do i kalojnë shtetit.

 

Që nga miratimi i këtij ligji, Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita kanë organizuar protesta, të cilat janë përshkallëzuar edhe me ndryshimin e qeverisë malazeze.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë