E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestë për pagën e luftës në Elbasan, punonjësit në vështirësi ekonomike

Rreth 130 punonjës të një fasonerie në Elbasan protestuan sot për pagën e luftës.

Ata thanë se ndihma financiare është akorduar për vetëm 25 punonjës të firmës ndërsa pjesa tjetër është përjashtuar nga lista.

Sipas tyre, biznesi fason ku ata punojnë e ka ndërprerë punën prej datës 12 mars.

Punonjësit i bëne apel autoriteteve që të shikojnë problemin e tyre pasi ndodhen në kushte të vështira ekonomike dhe se nuk mund ta përballojnë dot jetesën.  

Kjo është e disata protestë e punonjesve te biznesit fason për çështjen e pagës së luftës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë