E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestë në Tiranë, banorët bllokojnë rrugën mes bashkisë dhe Teatrit Kombëtar

Mbrëmjen e kësaj të enjtje dhjetëra qytetarë të Tiranës, kanë protestuar në qendër të kryeqytetit, duke bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.

 

Gjithashtu, qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të naftës, energjisë, por edhe për taksat e shtuara për shkollën, shëndetësinë, shtëpitë dhe spitalet.  Protestuesit po hedhin parulla kundër korrupsionit qeveritar që sipas tyre, nuk po kursen më asgjë, as Teatrin Kombëtar dhe as banesat e qytetarëve në unazën e re dhe bulevardin e ri.

 

Reklamë

Ky korrupsion, thonë qytetarët, ka rritur pabarazinë, ku mbijetojnë vetëm ata që kanë lidhje me bashkinë dhe qeverinë.

 

Ndëfrkohë një tjetër motiv që ka ngritur qytetarët e Tiranës në protestë, është largimi masiv i të rinjëve, të ciët nuk gjejnë dot punë në vendlindje dhe detyrohen të provojnë fatin në emigracion. Protestuesit hodhen vazhdimisht parulla kundër qeverisë dhe bashkisë.

 

Pas bllokimit të rrugës, protestuesit po i bashkohen tani protestës së “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”

 

Qytetarët e Tiranë duket se i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, e cila ka bërë apel ti bashkohen protestës së paralajmëruar të 16 shkurtit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë