Festivali “Mirëdita, dobar dan!” nuk është mirëpritur në Beograd. Qindra protestues të udhëhequr nga kryetarja e partisë së djathtë serbe “Zavetnici”, kundërshtuan hapjen e festivalit, mbrëmjen e së enjtes.

Sipas demonstruesve, ky aktivitet kulturor promovon urrejtjen ndaj serbëve dhe prezanton idenë e Shqipërisë së Madhe.

“Pa bashkëpunim dhe dialog, Beogradi dhe Prishtina,  mbeten në një shakullinë të urrejtjes dhe nacionalizmit,” ky ishte mesazhi që hapi festivalin  i cili mbahet që nga viti 2014.

“Mirëdita, dobar dan!”  organizohet nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut dhe do të zgjasë deri më 24 tetor duke i prezantuar publikut skenën kulturore e shoqërore të Kosovës.

Partia Radikale Serbe e konsideron festivalin aksion armiqësor dhe propagandë kundër shtetit.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga BE, kanë ngecur për shkak të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova e konsideron këtë  temë të mbyllur që në vitin 2013 por Serbia këmbëngul në të kundërtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *