E diel, 18 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestat, reagon KE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, shqetësimet të zgjidhen përmes dialogut

Komisioni Evropian ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave në Shqipëri, duke dënuar dhunën, zjarrvëniet dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Në deklaratën e tij, KE thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, ndërsa u bën thirrje palëve që shqetësimet t’i adresojnë përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

Reklamë

Deklaratë e Komisionit Evropian mbi protestat në Shqipëri:

Dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe proporcional.

Reklamë

Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi nëpërmjet procedurave të rregullta ligjore.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore.

Mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar të drejtën e protestës. Në një vend kandidat, i angazhuar me vendosmëri në procesin e anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën e tij evropiane, shqetësimet duhet të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.