E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protestat për 1 Maj, shpërthen dhuna në Paris/ FOTO

Në Ditën e Punëtorëve protestuesit në Francë kanë shkaktuar kaos. Mijëra protestues këtë 1 Maj në Paris janë përplasur me policinë duke hedhur gurë drejt tyre, ndezën zjarre dhe shkatërruan automjetet.

 

Autoritetet franceze kanë bërë me dije se për uljen e tensioneve policia ka përdorur shpesh herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën pranë stacionit të trenit Montparnasse të Parisit, ku po zhvillohet edhe protesta kryesore.

 

Reklamë

Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani janë bërë rreth 165 arrestime. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të plagosurve nga tensionet e protestave të kësaj të mërkure në Francë.

 

Gjithahstu pjesë e këtyre protetsave kanë qenë edhe jelekverdhët për të treguar refuzimin e tyre të përbashkët ndaj politikave ekonomike të Presidentit Emmanuel Macron.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë