E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protestat në Iran, Trump: Do të godasim rëndë nëse vrasin protestues si në të kaluarën

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përsëritur sërish kërcëniin e tij për ndërhyrje nëse sulmohen protestuesit teksa vala e protestave të reja në Iran ka hyrë në ditën e nëntë. Sipas aktivistëve, protestat janë zhvilluar në 26 provinca të vendit dhe se 19 protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë ishin vrarë.

Trump paralajmëroi gjatë natës se autoritetet iraniane do të “goditeshin shumë rëndë” nëse vazhdojnë të sulmojnë protestuesit.

Reklamë

“Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë rëndë nga Shtetet e Bashkuara”, u tha ai gazetarëve në Air Force One, raporton BBC.

Mëngjesin e së hënës, kryetari i parlamentit të Iranit tha se kërkesat legjitime të protestuesve duhet të dëgjohen dhe të përdoren si bazë për ndryshim, por ai shtoi se çdo agjent i huaj dhe kundërshtar i establishmentit që përpiqet të shfrytëzojë protestat do të “përballet në mënyrë efektive”.

Reklamë

Komentet e tij u bënë jehonë atyre të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka deklaruar se “rebelët duhet të vendosen në vendin e tyre”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baqai akuzoi gjithashtu Izraelin se po përpiqet të “minojë unitetin tonë kombëtar”, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu shprehu “solidaritetin e qeverisë së tij me luftën e popullit iranian” të dielën.

Ai tha se deklaratat e Netanyahut dhe “disa zyrtarëve radikalë amerikanë” nuk ishin “asgjë më shumë se nxitje për dhunë”.

Protestat e fundit në Iran filluan kur tregtarët dolën në rrugët e Teheranit më 28 dhjetor për të shprehur zemërimin e tyre për një rënie tjetër të ndjeshme të vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan.

Riali ka rënë në një nivel rekord të ulët dhe inflacioni është rritur në 40%, ndërsa sanksionet mbi programin bërthamor të Iranit e shtrydhin ekonominë. Studentët e universitetit shpejt iu bashkuan protestave dhe ato filluan të përhapeshin në qytete të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë