E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Protestat në Iran, sot mbështetësit e qeverisë shfaqën forcën

Qindra mijëra protestues pro qeveritarë kanë bllokuar rrugët në disa nga qytetet kryesore të Iranit. Tubimet vijnë  dy ditë pasi mijëra qytetarë iraniane u grupuan kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve, por që më pas përfunduan duke bërë thirrje kundër korrupsionit, sundimit klerik dhe politikave qeveritare.

 

Protestat e fundit janë më të mëdhatë që prej vitit 2009, ku qytetarët bëjnë thirrje kundër qeverise. Dhjetëra persona u arrestuan që prej të enjtes, gjë e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

 

Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter, thotë se po i ndjek me vëmendje të madhe protestat në Teheran. Ai bëri thirrje autoriteteve që të bëjë kujdes me mënyrën se si trajtohen protestuesit. Por autoritetet shprehen se tubimet kanë motive politike pasi janë organizuar nga rivalët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë