Kancelarja gjermane Angela Merklel ka reaguar në lidhje me protestat masive që kanë përfshirë Hong Kongun.

 

Merkel tha të mërkurën se duhet të respektohen të drejtat dhe sundimi I ligjit në Hong Kong, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të nisin dialogun.

 

“Është e nevojshme të bëhet çmos për të shmangur dhunën dhe të gjendet mundësia për një zgjidhje përmes dialogut. Qeveria gjermane po punon për të nxitur dialogun, por në bazë të ligjeve në fuqi në Hong Kong, të cilat sigurojnë lirinë e mendimit dhe shtetin e ligjit”, tha Merkel.

 

Merkel theksoi me tej se të drejtat e qytetarëve të Hong Kongut, të garantuara me kthimin e kësaj ish-kolonie britanike në Kinë në 1997, nuk duhet të vihen në dyshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *