Vazhdojnë protestat e dhunshme në rripin e gazës. Të paktën 2 persona humbën jetën në protestën e së premtes, mes viktimave edhe një mjek. Gjysëmhëna e Kuqe palestineze njofton se mbi 307 njerëz janë plagosur.

 

Megjithatë tensionet janë rritur edhe më syhumë për shkak të situatës së tensionuar dhe frikës se mund të ketë ndonjë provokim serioz nga të dyja palët.

 

Për më shumë se katër muaj palestinezët kërkojnë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpitë dhe tokën nga të cilët gjyshërit e tyre u dëbuan 70 vjet më parë.

 

Demonstrimet e së premtes vijnë një ditë pasi Hamasi dhe Izraeli arritën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Egjipti për t’i dhënë fund përplasjeve të dhunhsme. Por qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen.

 

Që nga protesta të filluara më 30 mars, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 159 palestinezë në enklavën e rrethuar bregdetare dhe plagosën më shumë se 16,000 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *